Ekipi i mjekëve shqiptarë mbërrin në Itali, ministri i jashtëm Di Maio: Një arsye e fortë që Shqipëria të hyjë në BE. Fryma e solidaritetit …

Mar 28, 2020 | 20:08
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luiggi Di Maio thotë se solidarizimi i treguar nga vendi ynë me Italinë, duke i dërguar një grup mjekësh për të luftuar me virusin vdekjeprurës COVID-19, është një arsye e fortë që Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.

luiggi

Di Maio shprehet se fryma jonë e solidaritetit dhe afërsia që po tregojmë me italianët është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që krijoi Bashkimin Evropian

Personat që patë janë 30 mjekë e infermierë që erdhën nga Shqipëria. Dua të falënderoj Presidentin shqiptar, kryeministrin shqiptar, qeverinë e popullin shqiptarë, për solidaritetin e madh që treguan. Solidariteti që tregojnë, jep një tjetër arsye të mirë që Shqipëri të hy sa më shpejt të BE sepse shpirti i tyre i solidaritetit që po tregojnë është pikërisht ajo vlerë që bëri të lindë BE dhe që ndoshta populli shqiptar po ja kujton shumë popujve në Bashkimin Europian në këto kohë të vështira”, tha Luigi Di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura