Ejupi thirrje Shqipërisë: Nga ligji për sport nuk humb buxheti. Ato mjete harxhohen këtu dhe i nxit të rinjtë të mos ikin nga vendi

| 22:04
SHPËRNDAJE
 

Futbolli i Kosovës këtë edicion ka investuar shumë duke sjell përforcime mjaft të mëdha. Në këtë gjë duket se ka ndikuar edhe Ligji për Sponsorizim, gjë e cila tani e sa kohë po kërkohet edhe nga klubet në Shqipëri.

remzi ejupi

 

Klubet atje janë duke e bojkotuar kampionatin, të cilat kërkojnë Ligjin për sponzorizim.

 

Presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka thënë se Ligji për sport në Kosovë ka pasur efekt edhe pse jo shumë, por sipas tij duhet edhe në Shqipëri të bëhet Ligji pasi nga ai nuk humb buxheti i shtetit, pasi parat harxhohen aty dhe ndihmon që njerëzit të mos mendojnë të ikin nga vendi.

“Pandemia COVID-19 ka sjell probleme të mëdha në futboll si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, por po besoj se me kalimin e pandemisë, gjërat do të përmirësohen. Ligji për sport edhe në Shqipëri duhet të bëhet por sa janë të gatshëm a e bëjnë me 20 apo 30 përqind mbetet të shihet. Tek ne 20 përqind është për kulturë, 30 përqind për sport. Unë mendoj se asgjë nuk humb buxheti i shtetit, ato të hyra retroaktivisht i kthehen shtetit pasi harxhohen këtu dhe njerëzit nuk kanë nevojë të ikin nga vendi”, ka thënë Ejupi në “Zona gol” në Supersport.

“Sa i përket tek ne, Ligji ka pasur efekt por jo edhe shumë të madh tek klubet, por besoj se në të ardhmen do të ketë ndikim edhe më shumë. Sigurisht që kjo do pak kohë derisa bizneset të kuptojnë me detajish atë, Administrata tatimore duhet të njoftoi sesi funksionon ai”, ka thënë Ejupi duke qenë i gatshëm t’u ofrojë ndihmë Shqipërisë për ta marrë modelin e njëjtë.

“Ne nga 2016 kemi punuar shumë për hartimin e atij Ligji me ekspert gjermanë. Jemi të gatshëm që i gjithë komisioni t’i ofrojmë ndihmë Shqipërisë nëse e kërkon me të dhënat, ta sjellim në Gjermani të komunikojnë me federatën me odat e ndryshme të cilat bëhen rreth ligjit për sponsorizim. Ju e keni edhe më lehtë pasi aty brenda e keni njeriun kryesor që ka punuar rreth këtij ligji, Nait Hasanin i cili tash është ambasador në Tiranë. Konsultohuni dhe do ta keni më lehtë ta kryeni punën” ka përfunduar Remzi Ejupi./ Zeri.info

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.