Ejupi bën “Xhakën” te Maqedonia: Nuk vij më në kombëtare edhe sikur të marr ftesë

Aug 23, 2017 | 16:16
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë, Xhaka deklaroi se nuk do të vinte më në Kombëtare derisa të ishte De Biazi në krye të saj. Së fundmi, është përsëritur ky veprim edhe te Maqedonia.

Ejupi

Trajneri Angelovski ka lënë jashtë Muzafer Ejupin dhe ky i fundit ka bërë një status në rrjetet sociale ku ka bërë me dije se nuk do të vijë më në përfaqësuese sa të jetë ky trajner.

Ejupi Kombetarja maqedonase

“Kam pritur radhën time, si kur isha pjesë e futbollit maqedonas, edhe kur kam luajtur në Tailandë. Tashmë po shënoj rregullisht me Osijekun dhe po luajmë edhe në Europa Ligë, por trajneri s’më fton. Derisa të jetë Igor Angelovski, nuk vij më në kombëtare edhe sikur të marr ftesë”, ka shkruar Ejup

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura