Ejshan nuk ndalet, zë të dashur Tefon tek “Ezel”

Apr 30, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE


Bukuroshja turke, Cansu Dere, e njohur si Ejshan te seriali me titull “Ezel”, është në një lidhje dashurie të re me aktorin Sarp Akkaya, i njohur si Tefo te seriali “Ezel”, ku kanë aktruar që të dy. Lidhja e tyre është zbuluar pasi çifti po qëndron disa ditë në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, si një pushim pas disa xhirimeve që kanë bërë së bashku në një tjetër serial. Lidhja e re e Cansu Dere vjen pas katër vitesh fejesë me komikun Cem Jilmaz, me të cilin ishin ndarë për shkak se ai e kishte tradhtuar me shoqen e saj më të mirë, transmetojnë mediat turke. Cansu, një nga aktoret më të paguara në Turqi, është përfolur shumë se ka pasur lidhje edhe me Kenan Imirzalioglu (Ezel), por më pas edhe me presidentin e klubit futbollistik Beshiktash, Fikret Orman. Cansu, bashkë me Fikretin, i cili është 13 vite më i madh se ajo, janë fotografuar shpesh së bashku, por aktorja gjithmonë e ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se janë vetëm miq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura