“Eja edhe tek ne!”- Goran Bregoviç ftohet të këndojë nga fansat në vendet e tyre

Aug 12, 2021 | 11:17
SHPËRNDAJE

Goran Bregovic11Artisti serbo-kroat Goran Bregoviç ka njoftuar në profilin e tij në Facebook koncertin që do të mbajë në Korçë në natën e fundit të Festës së Birrës.

Poshtë fotos ku njoftohet koncerti dhe data e tij, mijëra ndjekës  komentojnë, duke kërkuar që artisti të shkojë e të përformojë në vendet e tyre.

Ftesa per Bregovic1

Komentet në gjuhë të ndryshme e nga vende të ndryshme e ftojnë artistin të shkojë në Greqi, New Jork, Los Angeles, Francë, Siatëll, Berlin, Rumani, Bullgari, madje edhe në Meksiko e Dubai.

Artisti serbo-kroat do të interpretojë në Korçë më 22 gusht, në natën e fundit të festës së Birrës. Biletat për këtë koncert kanë filluar të shiten dhe prenotohen.

Është hera e dytë që artisti interpreton në Shqipëri, pas koncertit që dha në Pallatin e Kongreseve në vitin 2006.

Ftesa per Bregovic

Ftesa per Bregovic111

Ftesa per Bregovic1111

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura