Einxhel Shkira seks pa dashuri në BBVIP me Dj Dagz! Prapaskenat e historisë rozë në ekran që u bë për të eklipsuar lidhjen Donald-Beatrix

Jan 15, 2022 | 22:20
SHPËRNDAJE

Einxhel Shkira ishte moderatorja që u eliminua nga “Big Brother VIP” dhe arriti të hynte sërish pasi kishte një biletë kthimi. Ai që u gëzua më shumë ishte Arbër Gumnishta i njohur si Dj Dagz, i cili në momentin që Einxhel u kthye në shtëpi duke thënë “Kush është për një kafe turke”!, ai u ngrit menjëherë nga divani i shtëpisë dhe vrapoi i pari që ta përqafonte.

einxhel shkira

Ky gjest dëshmoi edhe një herë se Dj nga Kosova ka rënë në dashuri me Einxhel, por problemi qëndron tek ajo. Banorët e BBVIP mendojnë se ajo nuk ndjen për muzikantin nga Kosova dhe sipas tyre kjo është diçka që duket nga mënyra si ajo e shmang atë. Ndërkohë, nga nga videot e fundit ata shfaqeshin të shtrirë në krevat, ku Arbri i ka thënë “Të dua”.

einxhel

Einxhel nga ana tjetër ka çuditur me reagimin, pasi nuk foli asnjë fjalë për ta konfirmuar, por vetëm buzëqeshi. Pra, edhe kësaj here, Einxhel vazhdon të jetë shumë më e rezervuar në raport me Dagz. Disa ditë më parë, moderatorja dhe Dj nga Kosova thyen akujt duke folur edhe për të ardhmen e tyre si çift.

einxhel-shkira-dj-dagz4

Teksa qëndronin të shtrirë së bashku në shtrat, Einxhel i tha Dj Dagz se ka frikë që kur të dalin jashtë s’do rrinin aq shumë bashkë, ndaj shprehu dëshirën që të mbylleshin vetëm ata të dy së bashku.

einxhel shkira dagz1

“Kur të dal dua të takoj njerëzit e mi, shoqërinë. Një dëshirë e imja është që të mbyllem me ty dhe të rri vetëm me ty. Më duket se kur të dal, s’do rrimë shumë bashkë”, i tha ajo. Në një moment të dytë, Dj Dagz e pyeti prezantuesen nëse e ka menduar ndonjëherë se mund të kenë fëmijë bashkë dhe ajo u përgjigj me sportivitet “se do dilte i lezetshëm”.

einxhel shkira dagz2

Ndërsa ai iu drejtua se kur të dalin jashtë “kanë punë dhe do kënaqen shumë”, duke iu referuar kryerjes së marrëdhënieve seksuale jashtë kamerave. Kjo, për faktin se ndjekësit e BBVIP janë të bindur Einxhel dhe Dagz bënë seks në vaskë kur produksioni u siguroi qëndrimin në intimitet si çift.

einxhel shkira dj dagz2

Intensiteti i puthjeve dhe i dashurisë u shtua gjatë qëndrimit në suitën luksoze, ku për 24 orë ishin të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. E rrjeti ishte i bindur që ka pasur më shumë se puthje mes tyre. Disa lëvizje nën jorgan kanë bërë që fansat të aludojnë për marrëdhënien e parë seksuale të kryer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” përpara kamerave.

einxhel-shkira-dj-dagz5

Një shqetësim e ka pasur Einxhel në bisedë me të së fundmi. Ajo pyet nëse “është bërë nami jashtë”. Dagzi tentoi ta relativizojë duke i thënë se “do harrohet”. Kjo nuk e bindi Einxhel e cila u shpreh: “Harrohet? Si harrohet kur janë dëshmitë, provat kudo”.

Einxhel-Dagz-2

Të jetë kjo bisedë vetëm për puthje tashmë kur kemi parë disa nga Donald&Beatrix dhe Sara & Pajtim? Jo, pasi deshifrimi i komunikimit mes tyre i çon ndjekësit te seksi mes tyre dhe për më tepër seksi pa dashuri nga ana e Einxhel. Sipas komentuesve, si një stratege në lojë, Einxhel ka luajtur dhe këtë gur të fundit për të eklipsuar romanxën problematike të Donald Veshaj me Beatriks Ramosaj.

donald-triksa

Ndërkohë, pas intimitetit të tyre në vaskë, ish-e dashura e Dj Dagz foli publikisht. Ajo reagoi me një një postim në “InstaStory”, ku ish-të dashurin e saj e quajti “personi X”, duke refuzuar t’i përmendë emrin. Ariana Berisha shkroi se “është e kotë të merrej me diçka që tashmë e ka lëshuar nga duart dhe po jeton të tashmen”.

ariana berisha dj dagz

Nuk dihen ende shumë detaje mbi marrëdhënien e tyre, megjithatë kur Dj Dagz hyri në BBV mediat kosovare raportuan se ai ishte në një lidhje me Ariana Berishën prej kohësh.

einxhel, arber, dj dagz (12)

ARRITJET DHE DËSHTIMET NË DASHURI TË DJ DAGZ DHE EINXHEL SHKIRËS PARA SE TË LIDHESHIN NË BBVIP

Po kush është Arbër Gumnishta, i lindur në Vushtrri të Kosovës, dhe që njihet në muzikë si Dj Dags? Më datë 22janar 2017, Dj Dagz bashkë DJ PM publikuan videoklipin “Hit N’ler”, në bashkëpunim me Fajt. Më pas, si dy partnerë të pandarë ata kanë realizuar disa klipe në bashkëpunim me emra si: Yll Limani, Genc Prelvukaj, Lindon Berisha, Morena Taraku, Cricket, Elinel, Young Zerka.

einxhel, arber, dj dagz (11)

Ndërsa moderatorja Einxhel Shkira hyri në “BB Vip” bashkë me Beatrix Ramosajn dhe Sara Berishën dhe tha se për këtë aventurë kishte lënë Afrikën. Arsyeja pse i hodhi sytë jashtë Shqipërisë, ishte pikërisht zhgënjimi i vazhdueshëm nga puna në televizion, siç ishte dhe prishja e kontratës vetëm brenda pak javëve me vëllezërit Veshaj.

einxhel, arber, dj dagz (14)

Në fillim të sezonit televiziv, moderatorja Einxhel Shkira u shfaq në spotin promovues të emisionit “Binjakët”, ku do të ishte në rolin e bashkëprezantueses me Donaldin dhe Romeon. Mirëpo, duket se bashkëpunimi nuk eci siç duhej dhe papritur ajo u largua.

donald veshaj, einxhel shkira1

Me një postim në “Instagram”, Einxhel tregoi se nuk do të ishte pjesë e emisionit për arsye të ndryshme, duke mos thënë gjë konkrete. Kjo ishte hera e disatë që Einxhel largohej nga programet televizive, pasi largimit nga “E Diell”, ku pati edhe debate me produksionin.

bora zemani donald veshaj

Dhe prapaskena e këtij largimi ishte pikërisht xhelozia e Borës, për të cilën Donaldi flet në klipin e Elgit Dodës, “TL”, ku Donaldi ka shkruar tekstin dhe shfaqet vetë si aktor.

einxhel, arber, dj dagz (1)

Kur u ngatërrua me kolegen e saj, Egzona Rafuna që hyri në BBVIP, ishte e dashura e tij, gazetarja Ariana Berisha e gjeti veten përballë një ministuhie mediatike, të cilën nuk e kishte dëshiruar, pasi në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e saj me Dj Dagz, i cili aktualisht është duke përjetuar romancë me Einxhel Shkirën në BBV.

dj dagz ariana berisha

Ariana reagoi me një postim në “InstaStory”, ku reperit as nuk i drejtohet me emrin e tij, por e quan thjesht “personi X”, që do të thotë se s’janë ndarë aspak mirë.

“Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetrit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë. Hiqni dorë nga publikimi i fotove të mia me X personin, me gjithë respektin për karakterin dhe shpirtin e tij luftarak. E gjitha çfarë dua të them është se jam shumë e lumtur me punën time, po shijoj lirë dhe lira s’ka çmim. Po jetoj ashtu siç dua unë dhe të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili dëshiron. Është e kot të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen”, ka shkruar ajo.

einxhel shkira dj dagz5

Kur Dj Dagz hyri në BBV mediat kosovare raportuan se ai ishte në një lidhje me Ariana Berishën prej kohësh, që lë të dyshohet se ka krijuar lidhje të re me Einxhell pa i sqaruar bisedat me të dashurën jashtë. Kurse prezantuesja Shkira, në një intervistë me “Shqipëria live”, e pyetur se cilat profesione kanë meshkujt më simpatikë, u përgjigj: “Ua, po ke plot djem simpatikë mo, në botën e muzikës ka simpatikë, në bankë ke, policë ka simpatikë”.

einxhel, arber, dj dagz (15)

Cili sektor të rezulton me më simpatikët? “Së fundmi kam parë shumë policë simpatikë nëpër qytet, djem të rinj dhe më pëlqen ky trend që kemi ikur pak nga ajo gjenerata e xhaxhi policit”, tha Shkira.

einxhel shkira dagz

“Mua më pëlqen sporti, më pëlqejnë njerëzit sportivë, si unë e çdo femër tjetër. Të rralla janë femrat që pëlqejnë meshkujt me bark të madh, por që një mashkull me fizik të mirë është i pëlqyeshem për çdo femër.  E mendova që nuk duhet të kishim ndenjur ballë për ballë se mos bënim masë bashkë”, iu drejtua moderatorit në studio, ndërsa Erjona Rusi i tha: “Shiko, më duket se ti bën masë me futbollistët, jo me moderatorët”.

einxhel, arbri, dj dagz (2)

Einxhel iu përgjigj: “Unë me futbollistët jo, por janë futbollistët ata që shkojnë pas vajzave të bukura. Po ta llogarisësh raportin, besoj një vajzë të bukur e ngacmon një ekip i tërë, kurse një vajzë nuk besoj se ngacmon gjithë ekipin”.

einxhel shkira (9)

Kujtojmë që ka pasur një marrëdhënie të veçantë me botën e futbollit, ku në të shkuarën nuk kanë munguar romancat e saj me futbollistë. Pas lidhjes me lojtarin e kombëtares, Bekim Balaj, modelja u bë protagoniste e një historie dashurie “virtuale” me mesfushorin e Juventusit, Emre Xhan. Ajo e shprehu hapur pëlqimin e saj për lojtarin me origjinë turke, duke i kushtuar postime të shumta në “Instagram.

/Panoramaplus.al

sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (10) einxhel shkira (4) einxhel shkira (5) einxhel shkira (8) einxhel shkira (6) einxhel shkira einxhel shkira (2) einxhel shkira (1) einxhel shkira (10)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura