Einxhel Shkira: Kush lakmon mashkullin me famë e para duhet të përgatitet, ja pse s’është aq bukur sa duket  

Jul 11, 2018 | 14:41
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Verën e kaluar Einxhel Shkira ishte “primadonna” e “Miss Shqipëria 2017”, si moderatorja sharmante në krah të Kastro Zizos, ndërsa këtë vit e shohim në panele televizive ku flet për futbollin që po luhet për Kupën e Botës. E distancuar nga puna në televizion dhe e dedikuar ndaj biznesit, Einxhel shquhet për karakterin e fortë që shpreh hapur gjithmonë atë që mendon.

einxhel

Për të zbuluar disa sekrete, nëse në një marrëdhënie dashurie, ajo është bukuria që vret apo shëron, sa gjasa ka të jetë një ditë gruaja-trofe e një futbollisti të famshëm dhe rruga që ka zgjedhur për të fituar një ditë, para dhe pushtet në Shqipëri, i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Në këtë atmosferë të Kampionatit Botëror të Futbollit ti hyn te tifozet e çmendura apo ato selektive dhe për cilën skuadër bën tifo?

S’kam qenë ndonjëherë as tifoze e as fanse e çmendur. Këto lloj sjelljesh euforike të tepruara s’janë në tipin tim. Jam selektive dhe e shoh ndeshjen me shumë objektivitet. Më pëlqen loja e mirë dhe e shijoj atë si një futbolldashëse. Fatkeqësisht, skuadra për të cilën bëja tifo nuk është më, pra, Gjermania.

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/einxhel-shkira-kush-lakmon-mashkullin-me-fame-e-para-duhet-te-pergatitet-ja-pse-seshte-aq-bukur-sa-duket/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura