Egzon Sejdiu, modeli shqiptar që e quajnë Johnny Depp

Feb 27, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE


I bukur dhe simpatik, madje si aktori i famshëm Johnny Depp, kështu i thonë të gjithë e që i ngjan shumë. E ky është shqiptari me origjinë nga Kosova, një nga djemtë më të famshëm  që jeton në Zvicër, Egzon Sejdiu. Fotomodeli i njohur 21-vjeçar është mjaft i kërkuar dhe pjesë e agjencive të huaja si “Kai Zen Models” në Lozanë dhe “Anni Michel Models”në Gjenevë. Ne mësojmë se shumë shpejt Egzoni do të ketë edhe një casting në Paris për një firmë atje, i kërkuar nga fotografët francezë. Gjithashtu fotomodeli shumë i veçantë ka bashkëpunuar edhe me fotografë nga Kosova, por ai ka si pasion, përveç modelimit, edhe vallëzimin dhe është një supertalent në kërcim. Ky është djali  kosovar, i cili ka nisur famën dhe karrierën në Zvicër, e ne urojmë që një ditë Egzonin ta shohim në eventet e famshme të modës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura