Egla Harxhi: Jeta ime një muaj pasi jam bërë nënë, pse është keqkuptuar lidhja ime treshe

Apr 23, 2018 | 13:48
SHPËRNDAJE

Tre muaj që është bërë nënë e djalit Luxifer, nga historia shumë e komentuar me fotografin e famshëm, Ale de Basseville, “Miss Albania 2007”, Egla Harxhi, ka ç’të rrëfej nga jeta e re. U kthehet edhe një herë komenteve të marrëdhënies treshe, nisur nga shumë stigmatizime që i janë bërë marrëdhënies së tyre si njerëz me shpirt e mendje të lirë, të angazhuar për projektin e tyre deri diku utopik, Principatën e Libofshës. Për përjetimet e një miss-i që bëhet grua, nudizmin në plazhet shqiptare dhe jetën ndryshe nga të tjerët, Egla i rrëfen në këtë intervistë për «Panorama Plus».

Kanë kaluar tre muajt e parë pasi linde djalin, si do e përshkruaje jetën e re?

Çdo ditë zgjohem duke falënderuar energjitë e universit për këtë dhuratë, këtë mrekulli në jetën time. Kam kuptuar pse nuk doja fëmijë më përpara, sepse e dija që do të lidhesha aq shumë shpirtërisht. Është një dashuri, një ndjenjë aq e fortë, e cila të mbush me dritë dhe energji të forta e ndonjëherë të duket sikur do të shpërthejë kraharori. Përveç kësaj, sigurisht është e lodhshme sidomos kur punon në të njëjtën kohë, e kjo më bën të reflektoj se si duhet t’i kanalizoj energjitë e mia për t’i balancuar ato në një mënyrë që mos të ezaurohem.

Para se të lindje bëre revolucion me fotot topless në plazhin e Dhërmiut. Po tani do të vazhdosh ta nxjerrësh gjoksin po njësoj?

Nuk kam dashur të bëj revolucion, kam dashur vetëm të jem në harmoni me natyrën. Lidhja që kam me natyrën është shumë e fortë, kam nevojë të ndjej zbathur rërën, tokën, kam nevojë të ndjej detin zhveshur nga çdo artificë apo material shtesë, vetëm për të qenë e mbuluar në sytë e tjerëve. Jam shumë e frymëzuar nga kultura dhe tradita skandinave, ku trupi është në harmoni me natyrën dhe askush nuk e vret mendjen se çfarë ke veshur. Kemi harruar se ç’do të thotë të jesh një me natyrën dhe jam e ndërgjegjshme që vendi ynë nuk e përkrah këtë traditë dhe se ndrydhja e shekujve nën pushtimin osman, komunizmi kanë prodhuar një kulturë antinjeri dhe antinatyrë. Por ky nuk është një justifikim për brezat që po vijnë që të sillen po njësoj. Vendi ynë ka nevojë të çlirohet nga paragjykimet, mentalitetet, fanatizmat, nga mosrespektimi i jetës së tjetrit dhe natyrës…

Intervisten e plote e gjeni ne linkun e panoramaplus.al: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/egla-harxhi-jeta-ime-nje-muaj-pasi-jam-bere-nene-pse-eshte-keqkuptuar-lidhja-ime-treshe/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura