Egjipti presion Rusisë me Salahun, trajneri rus: Ai zbukuron futbollin

Jun 19, 2018 | 18:34
SHPËRNDAJE

Duket të ketë ardhur, më në fund, momenti i debutimit në Botëror për Mohamed Salah. I ulur në stol në ndeshjen e parë sepse nuk ishte në formën e tij më të mirë (në humbjen e Egjiptit, në ndeshjen e parë të Grupit A, kundër Uruguait), sulmuesi i Liverpulit sot në mbrëmje duhet të veshë fanellën e titullarit në 11-shen që do sfidojë të zotët e shtëpisë, Rusinë.

Kuper Salah

“Gati për nesër!” ka qenë publikimi i “Momo” Salah në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, që ka ndezur shpresat e popullit të “faraonëve”. Egjiptit i duhet të fitojë për të siguruar një vend në 1/8-at, një arsye më shumë për trajnerin Hektor Kuper që të aktivizojë ish-sulmuesin e Romës, ende në infermieri pas dëmtimit të pësuar në shpatull gjatë finales së Champions-it kundër Realit të Madridit. Në prag të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Rusisë, i pyetur për Salah:

salah egjypt

“Nuk mendoj se Ramos e dëmtoi qëllimisht, askush nuk luan për të dëmtuar kundërshtarin. Ne urojmë që Salah të zbresë në fushë, lojtarë si ai zbukurojnë futbollin”.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura