Egbo mendon ndryshime të mëdha për derbin ndaj Partizanit, ja si pritet të rreshtohet Tirana

Jul 9, 2020 | 19:46
SHPËRNDAJE

Ndryshime të mëdha mendon Emanuel Egbo për takimin me Partizanin. Për të mbuluar 11-shen anti-Partizani, Egboja ka bërë ndryshime të mëdha në mbrojtje. Në fillim provoi katërshen e zakonshme Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari. Pas 5 minutash aktivizoi në qendër Vangjelin dhe Hoxhallarin dhe Ismajlgecin majtas.

TIRANA

Në pesëminutëshin e tretë ishte Osmani që luajti së bashku me Vangjelin dhe Hoxhallarin në krah. Ndryshime taktike në repartin defensiv, ndërkohë që me shumë mundësi në fund, nuk ka për të ndryshuar formacioni tip. Në portë do të jetë Lika, më pas Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kale, Kobina, Torasa dhe Majkëll Ngoja.

Emanuel Egbo

Të gjithë te bardheblutë janë të bindur që Tirana mund t’ia dalë e të fitojë edhe derbin e tretë këtë sezon, ndonëse skuadrat kanë 17 pikë diferencë. Nëse sezonin e shkuar ishte Tirana poshtë në renditje, këtë sezon është Partizani jashtë Europës.

tIRANA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura