Efektivi i RENEA-s “koka” e rrjetit që shpërndante kokainë/ SHÇBA del me njoftimin zyrtar: Si u zbulua grupi, ja zonat ku vepronte në kryeqytet

Aug 20, 2021 | 22:59
SHPËRNDAJE

Punonjësi i RENEA-s, Rael Luli i cili u arrestua nga SHÇBA ishte “koka” e një rrjeti që shpërndanin kokainë në qytetin e Tiranës.

renea

Në njoftimin zyrtar të SHÇBA thuhet se deri tani janë shoqëruar në total 5 persona, ku mes tyre është edhe efektivi 27-vjeçar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxënësve.

SHCBA thote se gjate operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Ndërkohë operacioni është në vijim.

Njoftimi nga SHCBA

Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura