Efekti Ibrahimoviç, ja sa tifozë do jenë në “San Siro” për të ndjekur Milanin ndaj Sampdorias

Jan 4, 2020 | 14:12
SHPËRNDAJE

Nëse në ndeshjen e fundit të Milanit në “San Siro” kundër Leçes ishin të pranishëm në stadium afërsisht 30 mijë tifozë, në ndeshjen ndaj Sampdorias , pas dy ditësh pritet të jenë më shumë se 56 mijë.

milan tifozet

 

Efekti  Ibrahimoviç duket se ka ndikuar te tifozët që duan të jenë prezentë në ndeshjen e rikthimit të sulmuesit suedez.

Mediat në Itali bëjnë me dije se numri i tifozëve në shkallët e stadiumit do të rritet në orët në vazhdim.

Kështu që fitorja e Milanit të hënën, kthehet me doemos në detyrim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura