Efektet e kizës fillojnë nga Call center, ja sa të tillë janë mbyllur

Nov 18, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Qendrat telefonike (call center) u bënë shpëtimi i punësimit në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e të rinjve, kryesisht studentë, por edhe familjarë, gjetën zgjidhje. Megjithatë, gjërat po shkojnë keq në sektorin që njohu rritje eksponenciale.

call center

Në listën e subjekteve që kanë kaluar në statusin pasiv të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Monitor identifikoi të paktën 30 prej tyre. Ligji i Delokalizimit nga shteti italian ka filluar të japë rezultat, ndërsa operatorët tregojnë se problemet për ta kishin filluar që më parë.

Janë të paktën 30 subjekte call center, që operonin në sektorin e telemarketingut, që kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2017. Kompaninë u identifikuan pasi “Monitor” i filtroi sipas emrave nga lista e subjekteve totale, që kishin kaluar në status pasiv në periudhën janar-8 nëntor 2017 dhe i kontaktoi për t’i pyetur në lidhje me arsyet që kishin mbyllur aktivitetin.

Të plotë e lexoni: http://www.monitor.al/nis-kriza-mbyllen-30-call-center-te-vogla/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura