Efektet e cigares në mushkëri, pse duhet shmangur tymi i duhanit

Feb 19, 2020 | 16:54
SHPËRNDAJE

Mushkëritë janë një ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Siç njihet, funksioni parësor i tyre është të pasurojë me oksigjen gjakun që kalon në të gjithë trupin.

“Sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja vijnë si rezultat i substancave të dëmshme që gjenden në tymin e duhanit, jo nga nikotina”, shpjegoi Mitchell Zeller, drejtor i Qendrës mbi Produkteve të Duhanit në SHBA në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

panorama

Tymi i cigares mund të dëmtojë indet e mushkërive, duke penguar aftësinë e tyre për të funksionuar siç duhet, dhe mund të rrisë rrezikun për sëmundje të tilla si emfizema, kanceri i mushkërive dhe sëmundja pulmonare kronike (COPD).

Falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë janë arritur të zhvillohen pajisje të tilla që çlirojnë nikotinë, të pashoqëruar me tym. Kjo arrihet falë pajisjeve, si IQOS, të cilat shmangin procesin e djegies, por ngrohin fijet e duhanit deri në një temperaturë prej 350*C ku çlirohet vetëm nikotina.

IQOS edhe pse eliminon rreth 95% të dëmeve krahasuar me cigaret tradicionale, nuk është një produkt i parrezikshëm dhe krijon varësi ndaj nikotinës. Por pavarësisht kësaj mbetet një alternativë shumë më e mirë se vazhdimi i pirjes së cigareve, për duhanpirësit që nuk e lënë dot atë.

Duke shmangur tymin, shmanget gjithashtu një përzierje prej mbi 7,000 kimikatesh, të cilat godasin mushkëritë tuaja dhe bashkohen me gjakun që qarkullon në pjesën tjetër të trupit.

Tymi i cigareve mund të ketë pasoja të mëdha në mushkëri në të gjitha moshat. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë veshjen e imët në rrugët ajrore që mbajnë papastërtitë dhe mukozën jashtë mushkërive tuaja. Kur kjo veshje shkatërrohet, ju zhvilloni atë që njihet si “kollë e duhanpirësit”, një kollë kronike që shpesh shihet tek duhanpirësit afatgjatë ose të përditshëm.

Pas lënies së duhanit, ajo që vërehet është një shëndet i përgjithshëm më i mirë. Vetëm 12 orë pas ndalimit, niveli i monoksidit të karbonit në gjak shkon në normalitet, duke lejuar më shumë oksigjen të qarkullojë në organet tuaja.

Megjithëse ajo çfarë këshillohet është braktisja totale e duhanit, për ata që nuk e lënë dot, kalimi në alternativa pa tym si IQOS është zgjedhje më e mirë, ashtu siç kanë bërë aktualisht rreth 11 milion duhanpirës në të gjithë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura