Efektet e “Brexit”, ja milionat që humbasin Murinjo dhe Guardiola

Jun 24, 2016 | 20:18
SHPËRNDAJE

Efektet e “Brexit” prekin edhe futbollin. Pas vendimit të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian me referendumin e djeshëm, bota e futbollit po përgatitet për pasojat.

182209806-c43e80d4-1185-4f83-8891-884f51ac84f9Mediat ndërkombëtare kanë bërë bilancet e para se sa humbasin dy trajnerët që kanë firmosur së fundmi në Premier Ligë, Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola.

Murinjo firmosi në maj të këtij viti për Mançester Junajtid një kontratë 3-vjeçare me një përfitim prej 12.5 milionë eurosh, por rënia e sterlinës ul ndjeshëm pagën e tij. Sipas “Jornal de Negocios”, ish-trajneri i Çelsit do të ketë një ulje page prej 700 mijë eurosh.

Ndërsa shtypi gjerman ka bërë llogaritë për Guardiolën. Ai do të jetë trajner i Sitit dhe sipas “Bild”-it, do të humbasë 1.5 milionë euro.

Më herët, mediat ndërkombëtare kanë shkruar për pasojat që do të ketë referendumi i britanikëve në lëvizjen e lirë të lojtarëve dhe në merkato.

Sipas ekspertëve të futbollit të cituara nga mediat angleze, ekipet e mëdha në Premier Ligë edhe pritet të pësojnë humbje për blerjen e futbollistëve të rinj, që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, por që lejohen të lëvizin brenda unionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura