Efektivi vrau kolegun me armë zjarri, policia tregon si ndodhi ngjarja: Autori është ndaluar, po kryhen hetime për të…

May 23, 2022 | 22:08
SHPËRNDAJE

Uniformat blu kanë dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë Ludian Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi.

policia-naten-644x450

Policia bën me dije se efektivi ka plagosur kolegun e tij me armë zjarri dhe më pas ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Tashmë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura