“Edvin fundin e ke afër, mjerë ti çdo heqësh”/ Berisha paralajmëron Ramën: Bëj gati valixhet, nisu për në Beograd sepse në Shqipëri s’ke vend. Mos harro të marrësh me vete…

Nov 26, 2021 | 17:35
SHPËRNDAJE

sali berishaIsh-kryeministri Sali Berisha nga foltorja me demokratët e Kurbinit ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se fundin e ka afër.

Sipas Berishës, Rama mori mandatin e tretë duke përdorur patronazhistët, por edhe me forma të tjera të jashtëligjshme. Po ashtu, ish-kreu i PD u shpreh se mandatin e tretë e mori edhe me ndihmën e Lulzim Bashës, i cili sipas tij firmosi fitoren e Ramës.

Sali Berisha teksa iu drejtua kryeministrit i bëri thirrje atij të largohet për në Beograd, pasi në Shqipëri nuk ka më vend. “Mos harro të marrësh me vete edhe Lul pengun”, u shpreh Berisha.

“Ai mori mandatin e tretë duke nxjerrë në treg dhe duke përdorur të dhënat e shqiptarëve. Edi Rama përdori banda dhe kriminelë, por çfarë bëri peng Basha i cili u zotua para jush se do mbrojë votën, ai nuk mbrojti votën në 2017, ai i dha fitore pa marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet e 2021 u dorëzua, firmosi fitoren e Edi Ramës dhe u mor me karrigen e tij. Të gjitha këto dëshmojnë se situata në vend është kritike, por është kjo situatë, e cila gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë dhe secilit prej jush, të mbarë demokratëve, të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD, në opozitën më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria

Edvin fundin e ke  afërt, ja ku është Kurbini, në këmbë. Mjerë ti çdo heqësh. Edvin atë paralajmërim që i bëra Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë. Fatin e tij do të pësosh. Bëj gati valixhet, nisu për në Beograd në Shqipëri s’ke vend. Mos harro me marr me vete edhe Lul pengun, le që nuk të bie ndërmend kur t’ja mbathësh vetë”, deklaroi nder te tjera Sali Berisha.

Berisha iu përgjigj edhe deklaratave të Ramës, i cili një ditë më parë tha se ‘ka një gur të rëndë mbi qafë’:

“Kreu i Meduzës deklaronte se midis Bashës dhe Berishës duke më nderuar mua, natyrisht Berisha e ka të rëndë gurin në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin do t’u rrokullis të treve. Po, je i pashpresë. Tani, të dashur demokratë dhe demokrate ja se ku ka përfunduar peng kryetari në saj të kujdesit të madh që tregon qeveria për të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura