Eduart Ndocaj në zi/ Covid-19 i merr jetën njeriut të dashur të ish-deputetit të Kuvendit

Apr 21, 2021 | 10:26
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 babai i ish-deputetit Eduart Ndocaj.

WhatsApp Image 2021-04-21 at 10.19.09 AM

73-vjeçari Mark Ndocaj është ndarë nga jeta në spitalin Covid-1 në Tiranë, ku ishte shtruar prej ditësh pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Lajmi për vdekjen e tij bëhet me dije në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.

NJOFTIMI

Miq, dashamirës dhe të afërm!
Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!
Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19!
Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021.Ora:12:00.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura