VIDEO/ Eduart Ndocaj: Më duket se do të bëhem Kryeministër

Feb 1, 2016 | 19:12
SHPËRNDAJE

Deputeti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj thotë se nuk është e lehtë t’i dalës përballë Kryeministrit duke iu referuar shpalljes së kandidaturës për kryetar të Partisë Socialiste.

Ndonëse ai e sheh të vështirë “sfidën”, thotë se “mund të jetë edhe e realizueshme, sepse unë kur shkova në Itali as që mendoja se do të ndërtoja grataçela, por i ndërtova”.

Deputeti Eduart Ndocaj, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nLawmaker, Eduart Ndocaj, during a parliamentary session.

Deputeti i Lezhës thotë se ka marrë premtimeve nga kolegë për votë në Kongresin e PS-së duke thënë se po t’i referohet numrit të SMS-ve mund të bëhet dhe Kryeministër.

“Ka që nuk hapin gojën nga frika e përjashtimit, se këtu funksionon edhe kjo pjesë. Të garosh kundër kryeministrit…nuk është e lehtë. Ata më kanë thënë edhe se do të më votojnë. Nga mesazhet që kam marrë më duket se do të bëhem kryeministër”, tha Ndocaj gjatë emisionit “Wake Up”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura