Eduard Shalsi në versionin sportiv dhe familjar

Mar 3, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE


Dihet se më mirë se me një kostum serioz, deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ndihet me veshje sportive. Deputeti socialist dallohet për veshjen me shije edhe në variantin sportiv, si në këtë foto. Ai ka nxjerrë për shëtitje djalin e tij Samuel së bashku me bashkëshorten, e cila në këtë rast është e angazhuar me karrocën e djalit. Ndryshe nga deputetët e tjerë, të cilët respektojnë kodin e veshjes në punën e tyre si politikanë, Shalsi ndonjëherë preferon që t’i shkelë rregullat duke u veshur sa më komod, sidomos me atletet në vend të këpucëve klasike lëkurë dhe xhinse në vend të pantallonave klasike, ndërkohë që nuk e eviton dot xhaketën dhe këmishën klasike. Të paktën i ulur duket në rregull.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura