Eduard Shalsi heq dorë nga mjekra

May 2, 2015 | 16:20
SHPËRNDAJE


Nuk e dimë se kush mund ta ketë bindur deputetin e Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, që të lërë mjekër, pasi ai kohët e fundit u shfaq në Parlament me një mjekër mjaft të rritur. Në botën e artit, mjekra ka filluar të dalë në modë, sidomos për disa këngëtarë reperë, por nuk e besojmë se Shalsi mund të jetë inspiruar prej tyre. Gjithsesi, mjekra në fytyrën e Shalsit nuk zgjati shumë, sepse këtë të enjte ai u shfaq në Parlament pa të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura