Eduard Halimi la mandatin, Basha: Dëshira ime ishte që…

Feb 10, 2018 | 9:09
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me lënien e mandatit të deputetit Eduard Halimi.

Për Bashën, ka qenë dëshirë shumë e madhe që ta kishte në grupin e tij parlamentar, por ai respekton çdokënd për vendimet e tyre.

basha pas seances - Copy

Postimi i plotë

Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mia më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura