Edmond Budina rikthehet pas 2 javësh tek sheshi i Teatrit: Gëzoj shëndet të plotë. Isha në burg të detyruar, nuk them se s’kam qenë i infektuar, por…

Jul 6, 2020 | 23:47
SHPËRNDAJE

Aktori Edmond Budina është rikthyer pas 2 javësh vetëkarantinim tek sheshi i Teatrit duke theksuar se nuk dyshon që u infektua por akuzon Ramën që i publikoi emrat.

Sipas Budinës është skandaloze që një kryeministër u mor me dy veta kurse thekson se Shqipëria tashmë është 16 galaktika mbrapa kur drejtohet nga njerëz si Rama.

budina

 

Sikundër e shikoni, gëzoj shëndet të plotë. Pas 2 javësh në një burg të detyruar, nuk them që s’kam qenë i infektuar, por mënyra si na u bënë publik emrat është skandaloz. Dhe skandalet vijojnë.

Ky i joni është skandali më i vogël. Jemi 16 fletë prapa, po 16 galaktika prapa, ne jetojmë në një vend Albanistan, përderisa drejtohet nga ca njerëz të këtij lloji, është skandaloze. Skandaloze që një kryeministër merret me dy njerëz, kurrë nuk e kishte bërë.”, tha Budina./ BW

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura