“Edmond Bego fitoi pa garë”/ Salianji i përgjigjet Gjiknurit me dokumente: Ja si firmose leje minerare për të dënuarin me 21 vjet burg

Aug 27, 2018 | 16:17
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Ervin Salianji thotë se ministri “Damian Gjiknuri nuk mund të fshihet pas së kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete, që mbulojnë të vërtetën. Njoftimi i fituesit nga Ministria e Gjiknurit nuk flet për pjesëmarrës të tjerë në garë, çka do të thotë se leja i është dhënë praktikisht pa garë mikut trafikant droge të Taulant Ballës”.

Keshtu shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe keto dokumente demokrati Salianji, duke iu pergjigjur ministrise se Energjise pas reagimit lidhur me akuzat e bera me heret nga selia blu se ky dikaster i ka dhënë një leje minerare pa garë Edmond Begos.

11e30991-89f7-464a-84c0-77363aae38c0

POSTIMI I SALIANJIT:

Mashtrimi tjetër i Damian Gjiknurit është se Edmond Bego ka marrë leje minerare në vitin 2009 nga një ish ministër demokrat.

Në vitin 2009 “Inerte Expres”nuk ka qenë në pronësi të Edmond Begos.

Në vitin 2009, Edmond Bego u arrestua nga Qeveria e Partisë Demokratike si një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës më të pamëshirshme, bandës së Lushnjës.

Është fakt i pandryshueshëm se Damian Gjiknuri ka firmosur një leje minerare për një të dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Prandaj është urgjente që prokuroria të hetojë nëse Taulant Balla ka bërë sekserin e mikut trafikant tek Damian Gjiknuri dhe kudo tjetër që ka marrë miliona euro nga paratë publike në kundërshtim me ligjin.

Provat në Dokumentat më poshtë, QKB dhe kontrata e shitjes.

dok salianji1 dok salianji2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura