“Edisoni i shtatë pallateve”, “Il Padrino”, kush ishte ‘mafiozi’ i Vlorës që asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij

Nov 7, 2018 | 14:54
SHPËRNDAJE

Ishte tmerrësisht i kujdesshëm, nuk ekspozohej dhe gjithmonë mbante njerëz të armatosur me vete.  “Il Padrino” apo “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”, siç njihet ndryshe në qytetin bregdetar të Vlorës dhe që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Durrës, nuk është një emër i panjohur për autoritetet.

Makina Elton Harizaj atentati ne Durres

Si u lirua nga burgu

39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Nga burgu i Fushë-Krujës në atë kohë doli duke paguar lekë. Harizaj u arrestua më 7 mars 2000, pasi akuzohej dhe më pas u provua se në bashkëpunim me Skedrijald Pashajn kishin vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe kishin plagosur rëndë shtetasit F. D dhe N. R.

Nofkat “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”

Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino”, “Edisoni i shtatë pallateve” apo “Edison Faqedjeguri” pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij. Njihej me nofkën “Edisoni i shtatë pallateve” pasi rrinte tek zona e njohur si “Shtatë pallatet” në Vlorë, aty ku kishte dhe biznesin e tij.

Ka dyshime se ka qenë i përfshirë dhe në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Ngjarje ku po fokusohen edhe pistat e hetimit të policisë. Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.

 

Të plotë e lexoni në GSH.AL: http://www.gsh.al/2018/11/07/edisoni-shtate-pallateve-vlores-qe-asgje-nuk-behej-pa-miratimin-e-tij/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura