Edi Rama të hënën në Bruksel/ Takime me Borrel-in dhe presidenten Ursula von der Leyen, ja çfarë pritet

Feb 27, 2021 | 13:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Brukselin, ku në axhendë parashikohen takime me Komisionerin për Politikën e Jashtme, Josep Borrel, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

edi

Mes temave që pritet të diskutohen është ecuria e Shqipërisë në integrimin evropian, dhe përdorimi i fondeve të BE-së për rindërtimit, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.

Duke folur mbi ecurinë e procesit të integrimit në BE, Rama zbuloi dje se brenda pak ditësh do të kishte një udhëtim në Bruksel.

“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE-në. Por BE nuk është një, por është një bashkësi shtetesh që janë të ndryshme në këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i KE, është zyrtarizuar, por hapja e negociatave formalisht është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet.  Por procesi i negociatave lidhet me hapin formal të konferencës ndërqeveritare dhe vazhdimi është me shumë kapitur. Këtu jemi në një fazë që e kemi parë që dinamikat e BE, dhe hallet e një vendi dhe një vendi tjetër”, u shpreh Rama.

“Unë për veten time e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë do dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë. Të shohim, Holanda është në fushatë”, shtoi kreu i qeverisë.

Sjellim në vëmendje që në fillim të këtij viti Rama ka lëshuar disa kritika në drejtim të unionit, që lidhen me procesin e vaksinimit anti-Covid. Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Rreth orës 14:00 pritet të mbahet një konferencë për media ku do të flitet mbi konkluzionet e tryezës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura