Edi Rama shfaqet me makinë modeste ditën që përjashtoi Tom Doshin

Mar 18, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri lëvizte me një “Benz” superluksoz, ndërsa tani me një “Toyota” të thjeshtë
[portfolio_slideshow]
Vetëm pak javë pasi mori postin e Kryeministrit të Shqipërisë, “Panorama Plus” publikoi një shkrim ku evidentohej fakti që Rama, tashmë si Kryeministër nuk po përdorte makinat qeveritare, por një “Benz” me targa private. Nga kërkimet tona, “Benzi” – S Class, i cili është një version i shtrenjtë i makinave, rezultonte në pronësi të Partisë Socialiste, duke mos u regjistruar në emër të një individi. Por ajo që ra në sy të reporterëve dhe natyrisht të paparacit tonë, është se pikërisht ditën që deputeti socialist Tom Doshi u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së, rreth dy javë më parë, në hyrje të selisë së kësaj partie Ramën nuk e priste më ky “Benz” luksoz, por një “Toyota” – Land Cruiser, e cila edhe pse fuoristradë, dihet që është një makinë relativisht e lirë. Por duhet theksuar se edhe kjo është makinë me targa private. Më pas, Rama është shfaqur në Gjykatë dy herë me këtë makinë dhe në disa evente. Por ndonjëherë ka përdorur edhe “Benz”-in e shtrenjtë. Duket disi e çuditshme se pse duhet të përdorësh një makinë modeste, kur ke një makinë shumë të mirë, arsye që mbase vetëm Rama mund të na e sqarojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura