Edi Rama- shefit të Pfizer: Pa ju ky vend do kishte vuajtur psikologjikisht. Nuk jeni një ballkanas tipik, ja pse isha i sigurt që do ta mbanit fjalën për vaksinat

Oct 11, 2021 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Shqipëri shefin e kompanisë Pfizer Albert Bourla, i cili pa nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer.

Rama e falënderoi z.Bourla që hapi dyert kur Nju-Jorku ishte i mbyllur tërësisht duke i  thënë se “pa ju ky vend do kishte vuajtur shumë psikologjikisht”.

Kryeministri nuk i kurseu as batutat duke i thënë z. Bourla se nuk ishte një ballkanas tipik, duke shtuar se që në fillim të bisedës me të qe i sigurt që do e mbante fjalën për vaksinat pasi shefi i Pfizer-it nuk i dha një “po” të prerë, por ishte shprehur se do bënte më të mirën e tij.

Batutat

Rama: Dua të jem shumë qartësisht mirënjohës sepse tashmi kohërat janë ndryshe, është me e relaksuar, ka shumë mundësi. Por pa ju ky vend do kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin. Ju hapët dyert edhe kur Nju-Jurku ishte i mbyllur tërësisht. Ne në zemër të BE-së, kemi shumë njerëz në Greqi dhe Itali, dhe ndërkohë që shihnim të tjerët që kishin nisur dhe të mos fillonim ishte shumë e rëndë.

Albert Bourla: Nuk do tju harroj kurrë që erdhët në Nju-Jork në rrethana shumë të vështira. U befasova shumë, sepse shumë lidera e ndërmarrin ketë udhëtim. Por tju shihja ju që erdhët dhe përdorët argumente për marrjen e dozave të para ishte shumë befasuese. Dua tju falënderoj për miqësinë.

Rama: Dua të shtoj edhe pse origjinën e keni nga Ballkani nuk jeni një ballkanas tipik. Kur thashë këtë gjë, thatë po, nuk ju premtoj por do bëj më të mirën. U thashë jam i sigurt që do e mbaj fjalën, sepse po të kishte thënë menjëherë “po” do ishte sa për të na…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura