Edi Rama “përcjell” nga PS Gjermenin dhe Hysin: Meqë donit t’ua linim rrugën të rinjve morëm brezin e ri, Najadën dhe Luljetën

Mar 8, 2021 | 16:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u ka shprehur sot mirënjohjen Eglantina Gjermenit dhe Vasilika Hysit, dy deputeteve të tërhequra nga lista e kandidateve të Partisë Socialiste.

Gjatë bisedës me Gjermenin dhe Hysin kreu i qeverisë rrëfeu se si dy deputetet i kishin kërkuar tërheqjen, duke u shprehur se ato ia kanë lanë radhën brezit të ri, Najada Çomos dhe Luljeta Bozos.

“Eglantina përpara 6 muajsh, 8 muajsh, erdhi më takoi edhe më tha: Dua mirëkuptimin tuaj që të ndërroj edhe njëherë jetë. Ndërrova njëherë kur erdha nga shoqëria civile në Parlament, tani dua ta ndërroj edhe njëherë sepse kam rini dhe fuqi për një eksperiencë tjetër.

Dua të jem ne rolin e njeriut që këshillon kur ia kërkojnë këshillat, dhe jo të jem në vijën e parë. Vasilika tha “mu rritën kalamajtë”. Të gjithë kalamjtë janë gati të marrin stafetën, nga vajza ime Etilda te Klotilda, te djali i madh Toni, e nuk e di. Me shumë mirënjohje dhe respekt… Meqë donit t’ua linit rrugën të rinjve dhe të rejave, morëm Najadën dhe Luljetën, që janë brezi më i ri. Besoj që nuk keni vërejtje!”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura