“Edi Rama Non Grata në Serbi”, kërkesa pas deklaratave për President të unitetit kombëtar

Feb 19, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një Presidenti të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë, reagojnë edhe serbët. Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviç kërkon që Serbia ta shpallë “non grata” Edi Ramën për këto deklarata.

“Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citohet Popoviç nga mediat serbe.

rama-kosove_1519032904-9645187

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”, u shpreh Rama dje nga Kosova.

Serbët ndër të tjera kërkojnë edhe sqarime nga ambasadori shqiptar në Beograd në lidhje me këto deklarata, raporton Ekspress.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura