Betohet kabineti “Rama 3″/ Kreu i qeverisë dhe ministrat dalin nga Presidenca, fotoja zyrtare para Kryeministrisë

Sep 18, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të rinj para Presidentit Ilir Meta.

 

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë, Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit u larguan në këmbë drejt Kryeministrisë, ku është shkrepur edhe fotoja zyrtare.

Ministrat ndaluan dy herë në semafor, dhe shmangën foton zyrtare në Presidencë, sikundër ka ndodhur zakonisht.

parade

qeveri

10:00/ Mësohet se Edi Rama dhe ministrat u mblodhën fillimisht në Kryeministri, dhe mandej eskorta e kreut të qeverisë mbërriti në Presidencë. Kryeministri Edi Rama u prit nga shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti.

Më herët kishte mbërritur në Presidencë, kreu i shtetit Ilir Meta dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Kabineti i ri i qeverisë “Rama 3” përbëhet nga 16 ministra, mes të cilëve 12 gra dhe 5 burra, bashkë me kryeministrin.

Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes. Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Kujtojmë që me nismën e Partisë Socialiste Kuvendi shkarkoi me 104 vota pro Presidentin Ilir Meta, me argumentin që ai kishte bërë “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Megjithatë kreu i shtetit vijoi detyrën pasi nuk pati një vendim nga Gjykata Kushtetuese, që do të vuloste fatin përfundimtar të Ilir Metës.

Makina E Edi Rames ne presidence

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura