“Edi Rama i ftuari im i parë për këtë vit, ju tregoj për intervistën komike me të”

Jan 25, 2016 | 12:24
SHPËRNDAJE

“6 ditë pa Ermalin” do të rikthehet në ekran më 29 janar, me një të ftuar të rëndësishëm në këtë vend. Moderatori i këtij formati plot batuta, i cili transmetohet në kanalin “T” në Digitalb, Ermal Mamaqi, zbulon për gazetën “Panorama” mysafirin e tij të parë në studion e tij.

ermal mamaqi

“Kthehem më 29 janar dhe i ftuari im i parë për vitin 2016 do të jetë Edi Rama”. I pyetur për mënyrën se si e ka ndërtuar intervistën e tij për Kryeministrin e vendit, ai u përgjigj: “Sigurisht komike”.

E duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me një personazh me peshë, i cili është në krye të qeverisë, ngjall kureshtje të mësohet nëse i ka vendosur ndonjë kusht moderatorit për konceptin e intervistës? “Jo asnjë, intervistë pa kushte”.

Le të shohim se sa spontane dhe e lirshme do të jetë biseda mes Ramës dhe Mamaqit, në një studio televizive, filozofia e së cilës është të bëhet gallatë me personazhet, duke i zhveshur nga serioziteti i statusit të tyre.

Deri tani, Kryeministri Rama njihet për batutat në ligjërimin publik, kështu që nuk do t’i mungojnë as në këtë rast.

Deri tani politikanët që kanë pranuar të intervistohen nga Ermal Mamaqi janë: Ben Blushi, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Grida Duma, Gjergj Bojaxhiu etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura