Edi Rama huton me gjeste Lindën dhe të bijën, Rean

May 13, 2015 | 15:44
SHPËRNDAJE


Të premten e kaluar, oborri i Kryeministrisë mori një pamje të pazakontë. Me iniciativën e Kryeministrit Edi Rama, aty u organizua një koncert i këngëtares Rona Nishliu. Rama tha se të tjerë artistë, nëse duan, mund të vijnë aty që të organizojnë koncerte. Meqë eventi ishte për të rinj, Rama ishte i veshur sportiv dhe në shoqërinë e tij qëndronin e shoqja, Linda Rama dhe e bija, Rea. Rama u shpjegonte diçka atyre, por me aq shumë pasion e gjeste, saqë Linda dhe Rea duket se u hutuan. Ndërkohë, disa të rinj kanë shfrytëzuar rastin për të bërë selfie me Kryeministrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura