“Edi Rama firmoste fap e fap dhe vidhte me valixhe”- Berisha për aferën e inceneratorëve: SPAK nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit! Vjeshta do të jetë pranvera e protestave

Aug 12, 2022 | 12:58
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi skandalin e Inceneratorëve një nga dosjet më të mëdha sot në vend ku kryeministri Edi Rama ka vjedhur para me valixhe, sipas tij, me një skemë të ngjashme me atë në Zimbabve.

Nerisha u shpreh se për herë të parë SPAK heziton të konfiskojë veprën e krimit pasi pas saj qëndron vetë kryeministri i vendit.

“Dosja më e vërtetuar deri më sot është ajo e Inceneratorëve., Por te kjo dosje Edi Rama i cili thotë se unë firmosja fap e fap e fap, vidhja me valixhe fap e fap, Edi Rama është përgjegjës kryesor. Zimbabve ka pasur të njëjtën skemë dhe të njëjtën personazhe. Me Gugalen, me Zoton, të gjithë. E ka anuluar. Për herë të parë Prokuroria nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit.

Përkundrazi, për të treguar se me qëllimin e saj pasiv është bashkëautore në këtë vjedhje vështron tek disbursohen çdo javë para në veprën e krimit. Atëherë kur SPAK nuk e bën këtë do ta bëjnë qytetarët. Kjo është një betejë nga e cila qytetarët shqiptarë do të dalin më të fituar. Këta lëvrojnë miliona. Për veprën e krimit. Nuk ndodh në botë kjo. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri ku drejtësia është degë ekzekutivi dhe zbatojnë urdhrat e ekzekutivit”, u shpreh Berisha.

Ai paralajmëroi një valë protestash në muajt e vjeshtës. “Vjeshta do të jetë pranverë e dytë e demokracisë. Do të jetë pranvera e protestave të demokracisë. Nuk mund të shkohet më tutje kështu.

Ai vazhdon aferën kriminale me djegësat. Vazhdon si t’i ketë pronë të Surrelit. Qytetarët do thonë fjalën e tyre. Ka humbur çdo lloj sensi nga realiteti. Del dhe thotë do ndërtojmë korridorin blu 900 mijë euro. Paçka se janë disa segmente rrugësh që qytetarëve u del shpirti rrugëve. Por këta e duan se aty vjedhin me valixhe”, tha ai.

Lideri demokrat shtoi se PD do të shkojë në zgjedhje me siglën e saj pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për ta penguar një gjë të tillë.

“PD do shkojë në zgjedhje me siglën e saj pavarësisht se Edi Rama do bëjë gjithçka. Por do paguajë një çmim të tmerrshëm. Edi Rama po lufton pluralizmin. Ai do e shohë mirë që opozita është e pamposhtur. Ai është armik dhe do trajtohet si armik. Është armik për shkak të votës së lirisë dhe vendosjes së monizmit. Për shkak të përpjekjes për të asgjësuar pluralizmin”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura