“Edi Rama, dashuria nga ‘çunat e Sajes’, tek ‘heronjtë e Oltës’!”

Dec 8, 2017 | 16:00
SHPËRNDAJE

Dashuria e re e Edi Ramës në këtë mandat të dytë qeverisës, e ka emrin: ushtarakët e ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është lehtësisht e kuptueshme dhe e perceptueshme tashmë. Ndaj bëhuni gati që të dëgjoni më shumë për këtë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm.

Gjatë mandatit të parë, dashuria e tij e madhe publike ishte Policia e Shtetit. I mbani mend fjalimet, takimet, sheshet dhe sallat e vogla e deri tek Pallati i Kongreseve, të mbushura me uniforma të reja dhe çuna e djem të rinj gjithashtu, që shkëlqenin. Kishin arësye për këtë. Ishin heronjtë e rinj të qeverisë. Ishin modeli i shtetit të ri që po kërkohej që të rivendosej në kushtet e reja politike. Ndaj pagat e tyre rriteshin e rriteshin pothuajse në çdo buxhet të ri vjetor. Shpërblimet gjithashtu.

rrama-768x364

Ishin “çunat e Sajes”, të cilëve pas kësaj nuk u filej më me gojë. Shumë gjëra i bënë mirë sigurisht. Skemi pse ja hajmë hakun. Sidomos pjesën e imazhit të tyre në rrugë, por edhe rregullat e reja të qarkullimit rrugor, për rripat e sigurimit në makina, etj. Por edhe shumë gjëra nuk u bënë ashtu siç duhet, ose mund të bëheshin më mirë. Deri në një farë mase gjërat janë pak a shumë të pranueshme por edhe të kuptueshme, gjithësesi.

Por “Saja” para zgjedhjeve të 25 qershorit u shkarkua. Në shtator nuk ishte më pjesë e kabinetit qeveritar Rama 2. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur një çështje penale ndaj tij dhe ai është ngrirë nga të gjitha funksionet politike në PS. Pas kësaj, Kryeministri ka nisur një dashuri të re, me një ministri të re dhe me çuna e goca po me uniformë, gjithashtu. Por që tani janë pjesëtarë të forcave tona të armatosura, si strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes.

edi-rama-xhacka-768x401

Prova e parë e madhe e dashurisë së re, u dha para pak javësh, kur si kurrë më parë në këtë çerek shekulli, një kryeministër sharkoi të 12 prefektët e të gjitha qarqeve të Shqipërisë dhe në vend të tyre, emëroi brenda ditës, 12 të rinjtë. Të gjithë ushatarakë të lartë karriere, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Më pas erdhën përmbytjet anekënd vendit, por sidomos në zonat e Fierit dhe Vlorës. U ndje menjëherë jo vetëm roli i tyre, por edhe i ushtarëve dhe drejtuesve të tjerë të kësaj strukture, oficerëve të të gjitha rangjeve, të cilët 24 orë në 24, menaxhuan si kurrë më parë një situatë të tmerrshme të krijuar nga çmenduria e motit dhe vërshimi nga të katër anët i ujërave të lumenjve.

Në 105 vjetorin e themelimit të ushtrisë shqiptare Kryeministri Rama shkoi e i takoi, i falenderoi e i uroi dhe nuk harroi tu thoshte: “Pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike që mëshironi, ne nuk kemi arritur që tju shpërblejmë siç e meritoni dhe që të mbyllim hendekun e pajustifikuar mes jush dhe Policisë së Shtetit, kur vjen fjala tek shpërblimi”. E më pas, iu dha lajmin e mirë dhe shenjën e dytë të madhe të dashurisë së tij të re: “Qeveria do vendosi një shpërblim për ju, si shprehje mirënjohje” dhe u dha lajmin se gjatë vitit tjetër për ta do të ketë edhe rritje pagash. Jo keq si fillim. Apo jo?!

Burimi: Alpenews.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura