Përgjimet/ Edi Paloka i përgjigjet Taulant Ballës: Edvin Rama bën biznes me mafian dhe trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave

Jan 27, 2021 | 15:23
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, i është përgjigjur kreut të grupit të PS në Kuvend, Taulant Balla, përmes një deklarate ku shprehet se Edi Rama po shkatërron Shqipërinë dhe reputacionin e saj ndërkombëtar.

per

Ai që bën biznes me mafian, që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave, që dërgon ministrat në darka luksoze në Dubai ndërsa vendi përmbytet… është ai dhe vetëm ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar, Edvin Rama!”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Paloka thekson se: “E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojmë Ramën! E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”.

Më herët sot Taulant Balla tha në një intervistë se nga konkluzionet e përgjimeve të antimafias italiane nuk ka asnjë të vërtetë që “Ndrangheta” ka investuar në Shqipëri. Balla kërkoi nga kreu i PD që të mbajë një qëndrim korrekt dhe mos të abuzojë. Madje numri dy i PS, kujton se në 2 korrik të 2017 kur edhe është bërë një përgjim, Basha ka pasur gjysmën e qeverisë.

Fotoja e postuar nga Edi Paloka
Fotoja e postuar nga Edi Paloka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura