Edi Martini “mërzitet” me presidenten kroate: Nuk la njeri pa puthur…

Jul 15, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Teksa të gjithë komentojnë rezultatin e finales së Kupës së Botës, Francë-Kroaci, dhe gjykimin e argjentinasit Pitana, ish-sulmuesi dhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka komentuar sjelljen e Presidentes të Kroacisë Koldina Grabar-Kitaroviç.

Edi Martini Presidentja e Kroacise

Pavarësisht se përfaqësuesja e saj humbi, Presidentja kroate vendosi t’i përqafojë lojtarët e të dyja skaudrave. Ky veprim duket se e ka mërzitur Martinin, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruan:

perqafimi

“Me gjithë respektin që kam pasur për këtë presidentet kroate, sot ma prishi qefin. S’ka lënë njeri pa ju hedhur në qafe e pa i përqafuar mor arbitrat franceze, Putinin, Makronin, Infantino, Deshamin. Le të tijët që i bëri helaq”, shkruan Edi Martini në “Facebook”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura