Edhe vajza e Obamës do studiojë në Harvard, pas një viti pushim

May 1, 2016 | 19:07
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Malia, vajza e madhe e presidentit amerikan Barack Obama, planifikon t’i ndjek studimet në Universitetin e Harvardit në vitin 2017, pasi ka vendosur të bëjë një vit pauz pas diplomimit nga shkolla e mesme.

vajza e obames

“Presidenti dhe zonja Obama kanë njoftuar sot se vajza e tyre Malia do t’i ndjekë studimet në Universitetin e Harvardit në vjeshtë të vitit 2017, si pjesë e Klasës 2021. Malia do të bëjë pushim një vit përpara se të nisë studimet”, thuhet në deklaratën e lëshuar sot nga Shtëpia e Bardhë.

Malia është vazja e madhe, nga dy vajza që ka presidenti Obama. Aktualisht ajo është 17 vjeçare dhe është në vitin e fundit të shkollës së mesme “Sidewell Friends School” në Uashington, nga ku pritet të diplomojë në muajin qershor.

Të dy prindërit e saj kanë kryer studimet për drejtësi në Harvard, një universitet elitar në Kembridxh, Maseçusets, ku shumë prej fëmijëve të presidentëve të kaluar amerikanë kanë studiuar. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura