“Edhe unë jam i virgjër”- Konkurrenti i “Përputhen” habit me deklaratën në takimin me 22-vjeçaren që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie intime

| 15:22
SHPËRNDAJE

Edhe pse takimi mes Mevlan Shabës dhe Sindi Locit nisi mirë, situata e qetë nuk zgjati shumë.

mevlan shaba sindi loci (4)

Mevlani njihet për shakatë që bën sa herë jep një mendim, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Sindit, e cila e “akuzoi” si të pavëmendshëm.

mevlan shaba sindi loci (5)

Por, gjatë bisedës, duket se shakatë e konkurrentit kaluan edhe në tallje, siç u cilësuan edhe në studio nga opinionisti, Arjan Konomi, sepse ai bëri një deklaratë të fortë (me shaka), duke thënë se është i virgjër, ashtu si 22-vjeçarja me të cilën kishte dalë në takim.

mevlan shaba sindi loci (1)

Pjesë nga biseda:

Mevlan Shaba: A mendon që fakti që jemi të dy artistë mund të na përputhi?

Sindi Loci: Çfarë ke gjë tjetër të përbashkët ti me mua përveç kësaj që the?

Mevlan Shaba: Të ta tregoj?

Sindi Loci: Po!

Mevlan Shaba: S’e kam treguar asnjëherë në fakt këtë gjë… Edhe unë jam i virgjër!

Sindi Loci: Po ti qenke tamam për gjynah…

Mevlan Shaba: Po pra, tamam burrë për shtëpi.

Sindi Loci: Kjo pjesa jote që ti i merr të gjitha gjërat me shaka nuk më pëlqen.

Mevlan Shaba: Po thash të të provokoja një herë të shihja karakterin tënd.

Sindi Loci: Po ti e ke parë tashmë karakterin tim.

Mevlan Shaba: Po pra, që merrke flakë shpejt…

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.