Edhe SHBA-të përfshihen në zgjidhjen e kontestit të emrit

May 23, 2018 | 9:51
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka udhëtuar për të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në negociata të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit, pas refuzimit të Athinës së propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, që ishte shpallur të shtunën në Shkup nga kryeministri, Zoran Zaev.

bdc8586a-aded-43ad-b6e5-842c2f1fd66c-w1023-r1-s_1527061054-1996635

Dimitrov, në Nju Jork do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kotzias i cili në anën tjetër ka realizuar takime me zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët janë përfshirë në përpjekjet për zgjidhjen e kontestit.

Pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, kreu i diplomacisë greke në mënyrë të tërthortë konfirmoi se Athina nuk mendon më për propozimin e fundit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

“Ne vazhdojmë me nevojën për të pranuar një nga emrat e propozuar nga ndërmjetësi, Nimic. Nuk pajtohemi, siç e dini, me emrin e pestë të propozimeve të tij “Republika e Maqedonisë (Shkupi)” dhe vazhdojmë para në kërkim të një plani strategjik për bashkëpunim miqësor me këtë shtet me emrin e ri të tij”, transmetojnë mediat deklaratën e ministrit, Kotzias.

Zyrtarët maqedonas nga ana tjetër thonë se nuk heqin dorë nga propozimi, me të cilin siç thonë, nuk rrezikohet identiteti ndërsa si i tillë, sipas kryeministrit, Zoran Zaev është i pranueshëm edhe për bashkësitë tjerë etnike./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura