Edhe SHBA-të në alarm, inteligjenca amerikane paralajmëron sulme terroriste

Feb 11, 2016 | 10:08
SHPËRNDAJE

Shteti Islamik do të tentojë të kryejë sulme në SHBA gjatë këtij viti. Zyrtarët më të lartë të inteligjencës amerikane thanë se qëllimet ISIS do t’i realizojë përmes terroristëve të tij që po i inflirton mes refugjatëve që largohen nga Siria dhe Iraku.

ere isisSipas drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, ekstremistët janë aktivë në 40 vende evropiane.

Por paralajmëroi se ISIS do sulmojë edhe në SHBA gjatë 2016-s.

Agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se Shteti Islamik ka marrë kontrollin e zyrave shtetërore në Siri ku prodhohen pasaporta dhe kanë në duar teknologjinë e nevojshme për t’i printuar ato për terroristët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura