“Edhe sa do durojmë?”, Basha me fermerët në Urën Vajgurore: Unë nuk ju shkrij së qeshuri, nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet…

Nov 15, 2019 | 12:25
SHPËRNDAJE

basha fermeret

Në takimin me fermeret ne Uren Vajgurore, kryedemokrati Lulzim Basha teksa premtoi se “Qeveria e ardhshme nuk do ta shohë bujqësinë si lopë për ta mjelë, por si fëmijë për ta rritur. Nga qeveria e Partisë Demokratike do të ketë 100 milion euro subvensione dhe ky subvencion do shkojë direkt te fermeri”, akuzoi se subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë.

“Kur të dëgjon dikush kur thua këtë hall, me siguri thotë se ku jemi, mos jemi të pushtuar! Po në fakt jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh.

Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për tu zgjidhur. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas duke i hapur portat prodhimeve të importit”, u shpreh kreu i PD.

basha fermeret1

Fermerët te cilet shprehen ankesa te lideri i PD, thane: Qeveria na ka lënë në baltë, jemi të mbytur në borxhe. Si do dalim nga kjo krizë e rëndë.

Pergjigja e kreut te demokrateve ishte: Pyeja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qeverinë tonë do ta keni në krah.

“Ka një qeveri që blen votat por ka edhe ata që e shesin votat. Unë dua tju them se sa herë shitet vota, keni shitur veten tuaj, fëmijët tuaj. Unë kam ardhur tju them se keni alternativë një parti europiane që punon e mendon për ju. Nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet, atëherë nuk kemi arritur asgjë. Unë nuk ju shkrij së qeshuri me batuta, as nuk bëj foto me Ronaldon. Unë punoj e përpiqem për ju. Ngrihuni shkoni dhe thjeni atj në kutinë e votimit”, tha kreu i PD.

Basha: Një nga sektorët ku ka bërë më shumë dëm qeveria, është bujqësia

“Nga të gjithë sektorët e ekonomisë dëmin më të madh kjo qeveri dhe ky kryeministër ia kanë bërë bujqësisë duke e braktisur nga premtimet dhe financimet që ekzistonin më parë.

15 milionë euro të cilat subvencionoheshin nga qeveria e Partisë Demokratike për bujqësinë sot tretet nga viti në vit. Vjet ishin 7 milionë euro dhe 4 milionë u disbursuan dhe ato i shkuan 5 klientëve të Edi Ramës.

Fermeri nuk merr asbnjë qindarkë subvencion.

Bujqësia është në kolaps. Fermerët janë të prag të falimentit. Prodhimet tona në vend që të furnizojnë tregun e brendshëm, kalben sepse uk arrijnë tek konsumatori dhe nuk konkurojnë dot me produktet e importit, me një skemë mafioze oligarkësh të cilët opër të mbushur xhepat e tyre kanë hapur portat e importit duke dëmtuar në palcë prodhimin vendas.

Në zemër të vizionit tonë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri të standardeve europiane, ku bujqësia subvencionohet. Gjysma e buxhetit të BE-së është pjesë e politikës për subvencionimin e fermerëve europianë.

100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Kosovës. 100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Maqedonisë së Veriut, prodhimet e tyre jo vetëm furnizojnë tregun vendas, por eksportohen në Shqipëri.

E vetmja qeveri që nuk mbështet fermerët është qeveria shqiptare. Ju ka mbyllur aksesin në treg ju dhe agrobiznesit, ka përqëndruar importin e prodhimeve bujqësore në duart e 5 oligarkëve.

Bujqësia për ne është prioritet kombëtar.

Në qeverinë time të gjitha problemet që kanë ccuar në këtë kolaps të bujqësisë do të trajtohen me përparësinë më absolute që ditën e parë.

Thirrja e parë që kam është që të mos dorëzoheni. Kanë qenë vite të vështira, jo prej Zotit as prej motit, por prej qeverisë. Një ditë e mirë po vjen për ju dhe familjet tuaja. Zotimi im është që qeveria e ardhshme nuk do t’ju ketë prapa listës apo në fund të listës, por do ta ketë fermerin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare në krye të listës me buxhet, me financa, me masa konkrete dhe jo me fjalë. Ccdo pikë djerse e fermerit shqiptar të mos shkojë dëm, mos të shkojë në kanal por të kthehet në punësim, para, mirëqenie, kreditim për ju dhe fëmijët tuaj.

Bujqësia është goditur edhe nga largimi i të rinjve. Por me planin tonë për arsimin e lartë dhe profesional, një pjesë shumë të madhe të subvencionimit të arsimit të lartë në fushën e agronimisë, veterinarisë, zooteknikës, inxhinierëve të pyjeve dhe mjedisit, peshkimit, bletarisë do të marrë subvencionim me para të fëmijëve tuaj për arsimin e tyre në këto fusha.

Të kemi bujqësi konkurruese me rajonin, që sjell prodhimin e freskët dhe cilësor në tavolinat e shqiptarëve, që tepricën nuk e derdh në kanal por e eskporton. Do të keni një qeveri që punon në krahun tuaj e jo kundër jush”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura