Edhe Qipro në shteterrethim, ja çfarë vendosi qeveria sot

Mar 30, 2020 | 18:00
SHPËRNDAJE

assets_gallery_2059_27314-1024x664

Qeveria e Qipros vendosi masa të reja, më të forta për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Të hënën, ministri i shëndetësisë Kostandinos Jano njoftoi caktimin e një shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me gjobë prej 300 euro për ata që nuk respektojnë ndalimin e lëvizjes.

Banorët lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre një herë në ditë dhe vetëm pasi të kenë marrë lejen, pasi të dërgojnë një mesazh me tekst në një numër zyrtar. Dyqanet, përfshirë supermarkete, furra buke dhe dyqane ushqimore, do të mbyllen të dielave.

Makinat janë të kufizuara në tre banorë – përfshirë shoferin. Kufizimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 06:00 të martën.

Përpara shumicës së kombeve evropiane, Qipro mbylli pjesërisht kufijtë, më 14 mars, pastaj zgjati mbylljen në të gjitha lidhjet ajrore, më 21 mars. Por rritja e rasteve me koronavirus në fundjavë i ka shqetësuar autoritetet. Tridhjetë e pesë raste të reja u regjistruan të dielën, më shumë se dyfishi i numrit të raportuar të shtunën, me gjithsej 214 raste të infektuarish në Qipro. Ka pasur edhe gjashtë të vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura