“Edhe pse nuk jemi në BE, jemi europianë”- Rama flet para takimit në Pragë: Shpresoj që të mos kemi më kriza të tilla! Do të ndërtojmë diçka të rëndësishme…

Oct 6, 2022 | 13:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para takimit të liderëve europianë në Pragë në lidhje me luftës në Ukrainë.

edi rama ne prage2

Rama u shpreh se uron që të mos ketë më kriza të tilla që do të duhet të ketë mbledhje të tilla por shtoi se ky takim të ndërtojë diçka shumë të rëndësishme për komunitetin europian.

“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europian”, u shpreh Rama.

Pyetur nga gazetarët se kush është vlera e shtuar për Shqipërinë në këtë komitet politik, Rama tha se ajo është pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe, edhe pse nuk është në BE, është një popull europian.

“Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë”, deklaroi ai.

edi rama ne prage

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura