Edhe politika përfshihet tek kalimi i Nejmarit te Reali, kryeministri: Nuk e dua në Madrid

Feb 13, 2018 | 15:50
SHPËRNDAJE

Gazeta spanjolle “AS” ka festuar së fundmi 50-vjetorine saj dhe me këtë rast ka intervistuar disa nga figurat më të njohura të vendit.

Një prej tyre ishte edhe kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, që njihet një një tifoz i çmendur i klubit kryeqytetas të Realit të Madridit. Ndër temat e shumta të diskutuara në intervistë ai ka prekur disi e temën e një transferimi të mundshëm të Nejmar në Madrid.

0_hmo4bbwg

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit por duhet thënë se e gjithë organika e Realit është e jashtëzakonshme, ka thënë ai.

Më tej ai ka folur edhe për përballjen e Realit me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

“Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skuadrat me formacionet më të mira në botë”. Champions League është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjerë janë ezauruar”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura