“Edhe po humbëm dal të pi birra”, Torasa u tregon Shqipërinë argjentinasve: Partizani dhe Tirana 2 klubet më të mëdhenj

Mar 23, 2020 | 10:48
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Tiranës, Agustin Torasa, po kalonte një formë të shkëlqyer me Tiranën, para ndërprerjes së kampionatit, teksa ishte protagonist në disa ndeshje, me asistit dhe golat e shënuara. Në një prononcim për mediat argjentinase, ka folur në lidhje me aventurën e tij te Tirana, duke zbuluar disa detaje tepër interesante.

TORASA

“Jam këtu prej thuajse tre vitesh. Më parë kam luajtur për Partizanin dhe Flamurtarin. Sot janë edhe dy argjentinas të tjerë në një ekip tjetër të Superiores, por kam parë shumë argjentinas që kur kam ardhur këtu. Kampionati shqiptar është rritur shumë në vitet e fundit.

Ka gjithmonë e më shumë të huaj dhe niveli është përmirësuar. Ky është një futboll mjaft fizik në përgjithësi. Dy klubet me të mëdhenj, për histori dhe numër tifozësh janë Partizani dhe Tirana, ky është i vetmi derbi në vend. Paraqitja ime aktuale është e mirë, me 4 gola në 18 ndeshje. Jemi në majën e klasifikimit me 9 pikë diferencë nga Kukësi dhe mbeten 10 ndeshje deri në fund”, u shpreh fillimisht Torasa.

Ai gjithashtu iu tregoi bashkatdhetarëve të tij jetën në Shqipëri, teksa nënvizoi se edhe nese skuadra e tij ka humbur një ndeshje, mund të dalë në rrugë normalisht dhe mund të pijë birra si një persona normal.

TORASA

“Me raste të mungon pak çmenduria e futbollit argjentinas, por edhe këtu të kënaq. Këtu jetoj shumë I qetë, qyteti është i bukur, njerëzit janë shumë miqësorë. Nëse humb një ndeshje, mund të dal në rrugë, të darkoj jashtë dhe të pi një birrë si një person normal”, u shpreh Torasa.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura