“Edhe në kohën e Enver Hoxhës njerëzit flisnin, sot ai i ka terrorizuar”- Presidenti i “Hysenbelliu”: Grupi mediatik ka denoncuar çdo ditë korrupsionin dhe PPP-të!

Dec 4, 2022 | 15:48
SHPËRNDAJE

irfan hysenbelliu-Në një lidhje direkt me News24, ka folur për herë të parë Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, u shpreh se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale ndaj tij e kryeministrit Edi Rama.

Hysenbelliu deklaroi se duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën kryeministri Rama mori këtë vendim me zëvendës kryeministren Balluku, ndërsa shtoi se ka informacione që janë afër njëri tjetrit për të organizuar këtë aksion.

“Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit. Duke ditur që në këto godina bashkia e Kavajës merrte taksë, tatimet merrnin, punëtoret i kemi pasur të gjithë me sigurime dhe paguheshin 100%. Pse nuk i bëri këto veprime në shtator kryeministri, ai vajti dhe i çoi njerëzit barbarisht në mes të pushuesve dhe dha një sinjal.

Duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën, energjinë dhe ky veprim është i akorduar me zonjën Balluku dhe Ramën. Kemi informacione që janë afër njëri-tjetrit për të organizuar këtë aksion. Për Ballukun dua të them një gjë, që ishte aq e zjarrtë, të gjitha institucionet që ka ajo, e keni parë se çfarë ndodh. Rama e hedh firmën i fundit. Ai ka kapur çdo lloj drejtësie, gjyqtarët janë të terrorizuar.

Më vjen shumë keq për këtë veprim që e shohin shqiptarët, nuk më ka ndodhur të më shkruajnë kaq shumë që janë në krahun tim. Kjo nuk është  mirë për investitorët e huaj. Nuk është debati i parë, Rama ka bërë një luftë të paparë me mua kur ka ardhur në pushtet. Vinte te universiteti “Luarasi” dhe çonte gjithë policinë. Pse e ndryshon kursin Edi Rama, sepse kërkon te ndryshojë vijën editoriale. Kisha besim te ai në fillim, por kur ky jep PPP-të me një copë letre për 2 sekonda.

Edhe në kohën e Enver Hoxhës njerëzit flisnin, sot ai i ka terrorizuar. Sot ka investitorët që kanë frikë të marrin në telefon se janë të terrorizuar. Më vjen keq që ai e përçan opozitën.”, tha Hysenbelliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura