“Edhe kopshtet, shkollat e taksitë përfitojnë pagën e luftës”, Rama sqaron pagesën e mjekëve: Këto ditë në llogari do kenë…

Apr 1, 2020 | 20:39
SHPËRNDAJE

rama

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar pikëpyetjet që janë ngritur se kush e përfiton pagëen e luftës, duke theksuar se edhe kopshtet e shkollat private e madje edhe taksistët e përfitojnë.

“Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë”, tha Rama.

Sakaq, kryeministri tha se këto ditë, ashtu siç është premtuar mjekët e infermierët e sanitarët në vijën e zjarrit të luftës me koronavirusin do kenë përveç rrogës edhe bonusin.

“Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.

Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura