Edhe këtë s’e kishim dëgjuar, ja çfarë rekomandon gjinekologia për infeksionin tek femrat

May 20, 2018 | 18:23
SHPËRNDAJE

Gjinekologia Sara Notarantonio jep disa këshilla në lidhje me këtë infeksion që mund të shfaqet shpesh tek femrat.

Si mund të parandaloni shfaqjen e kandides?

thumbnail_kandida

Mos përdorni sfungjer gjatë larjeve vaginale;
Bëni pastrimin duke kaluar nga vagina në anus dhe jo e kundërta;
Mos përdorni deodorant intim;
Mos përdorni veshje intime sintetike;
Evitoni veshjen e pantallonave shumë të ngushta.
Kandida, çfarë është ajo?

Kandida është një infeksion kërpudhor, i cili mund të shoqërohet me kruajtje, djegie dhe irritim. Kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me sekrecione me aromë të pakëndëshme si edhe djegie gjatë urinimit.

Ja si ta trajtoni atë në mënyrë natyrale!

Para se të shkoni për të fjetur mund të aplikoni një shiringë me kos në vaginë. Ai është kurues i mirë sepse përmban fermentë laktikë.
Bëni shpëlarje me sodë bikarbonat në mëngjes.
Pastroni një thelpi hudhër dhe e vendosni pa e prerë në një garzë. Më pas e vendosni në mëngjes dhe në mbremje në vaginë.
Përdorni kundër djegieve një krem me përbërje kamomili.
Shpëlahuni sa më shpesh të jetë e mundur.
Po metoda mjekësore?

Në më të shumtën e rasteve mjeku mund të përshkruajë përdorimin e disa ovulave të cilat duhet të vendosen në mbrëmje në brendësi të vaginës./Burimi: Per Nenat/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura